Kryeparlamentarja

Votimi i Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave per shqiptaret u ndoq nga afer nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kjo eshte dita me e bukur e te gjithe shqiptareve Vota ne Parlamentin Europian eshte ratifikimi i te gjitha progreseve qe ka arritur Shqiperia ne keto vite theksoi Topalli e cila ndodhej ne sallen e Parlamentit Europian ne momentin e votimit. Ajo ishte e ftuar speciale ne seancen e votimit te raportit te eurodeputetes Tanja Fajon ne PE per regjimin pa viza per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovine. Une ndihem me fat qe kam qene ketu dhe e ndiej per detyre te shpreh nje falenderim te vecante per Kryeministrin Berisha i cili ka qene ne krye te gjithe ketij procesi ne te gjitha fazat natyrisht edhe ato me te veshtira. Ndjej krenarine se eshte nje premtim i mbajtur dhe detyra e politikanit eshte per te mbajtur premtimet. Ky ratifikim ishte vleresim i plotesimit te te gjitha kerkesave qe ishin detyre e Kuvendit dhe e qeverise. Ne kete aspekt ndihem shume krenare tha Topalli.