Prej dy ditësh, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shkëputur nga zona e përmbytur e Shkodrës. Në Bruksel, ajo u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Patrick Deëael dhe kryetarin e Senatit të Mbretërisë së Belgjikës, Armand De Decker. Belgjika është vendi që në korrik merr Presidencën e Bashkimit Evropian, kohë që përkon me përgjigjen që vendi ynë pret për liberalizmin e vizave. Kryetarja e Kuvendit bisedoi me përfaqësuesit e Parlamentit belg, duke i paraprirë vendimmarrjeve që kanë lidhje me këtë proces, por dhe me opinionin që do të japë komisioni për statusin e kandidatit. Autoritetet belge garantuan vijimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë edhe për kapërcimin e situatës emergjente nga përmbytjet. Dy ditë më parë, Kryeparlamentarja Topalli u takua me kreun e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, i cili e cilësoi bojkotin e opozitës si një veprim të keq.