GJIROKASTER- Në vazhdim të takimeve zgjedhore në kuadër të fushatës zgjedhore Fryma e Re Demokratike, zhvilloi sot një takim me qytetarët në Gjirkoastër. Nga ky qytet kryetari i FRD bëri thirrje gjtihë shqiptarëve që një javë para zgjedhjeve të 23 qershorit, të intesifikojnë në maksimum takimet, të tërheqin dhe të bindin sa më shumë njerëz që mbështesin alternativën e FRD-së duke i shndërruar 7 ditët deri në 23 qershor javën më të rëndësishme në vendimmarrjen e tyre. Më tej ai foli për traditën dhe vlerat historike të Gjirokastrës ndërkohë që akuzoi qeveritarët për mungesë vëmendjeje dhe projektesh për restaurimin dhe mbrojtjen e objekteve historike të këtij qyteti.

Z.Topi tha se FRD shkon në zgjedhje me një bilanc shumë interesant: “Ajo është një forcë me moral dhe dinjitet, ajo ndëshkon dhe i qëndron larg abuzimeve dhe konflikteve”. Edhe nga Gjirokastra kryetari Topi sulmoi ashpër PD-në që sic tha ai: “ Është e ngjashme me partitë e majta sepse ka jo vetëm element të programit të së majtës por edhe kandidatë emblemë të së majtës tradicionale në Shqipëri”.

"Pas 23 qershorit tha z.Topi Fryma e Re Demokratike do të jetë faktori më i rëndësishëm i vendimmarrjes parlamentare, e cila do të kushtëzojë cdo bashkëpunim me zbatimin e çdo pike të programit të saj. Ne shpresojmë vazhdoi ai që moderatori i parlamentit të ardhshëm të mospersekutojnë, ironizojnë perçajë dhe diktojnë deputetët, por të jetë një politikan i moderuar", tha ai.

Duke përfunduar z.Topi ftoi gjirokastritët të vlerësojnë sic duhet momentin e pjesëmarrjes në votime, sepse sa më e lartë të jetë
pjesëmmarrja në zgjedhje aq më e shumtë do të jetë vota pro FRD-së, votoni FRD , votoni nr 66.
(m.a/BalkanWeb)