Dy presidentet, Bamir Topi dhe ai turk Abdullah Gyl, u ndalen gjate dje ne takimin e tyre, tek zhvillimi i marredhenieve ekonomike. "Ne folem gjeresisht per zhvillimin e marredhenieve ekonomike midis dy vendeve. Shikuam mundesine e tyre. Tani ka mundesi akoma me te medha, sepse eshte nenshkruar marreveshja e tregtise se lire, e cila krijon mundesi me te mira per biznesmenet e te dy vendeve",-tha Gyl. Ne forumin e sotem per biznesin turko-shqiptar do te diskutohet me tej mbi bashkepunimin ne fushen e turizmit dhe fusha te tjera. "Une besoj qe do te kete nje konsolidim te metejshem te ketyre investimeve, qe jane prezent ne Shqiperi. Shikojme nje rritje te interesit te biznesit turk per te zgjeruar gamen e investimeve", shtoi Presidenti Bamir Topi. Ai vleresoi shume projektin e gazsjellesit, si dhe projektet qe jane ne turizem.