Presidenti i Republikës, Bamir Topi, firmos dekretin për Kodin e ri Zgjedhor. Kodi bashkë me ligjin për Prokurorinë, dy çështje shumë të rëndesishme që kaluan me debate të ashpra gjatë sezonit të vitit 2008 parlamentar, morën një shumicë dërrmuese në radhët e deputetëve. Kodi kaloi me 116 vota pro dhe dy kundër. Ndërkohë kreu i shtetit dekretoi sot edhe ligjin për ndryshimin e Kodit Penal për Policinë e Burgjeve.