Tirane- Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka dekretuar dje shkarkimin nga detyra te prokurorit Dritan Gripshit, me detyre prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Berat.
Shkarkimi i tij u be me motivacionin “per shkelje qe diskreditojne rende figuren e prokurorit”. Dekretimi erdhi pas propozimit te kryeprokurores Ina Rama. Ne fillim te muaji maj te ketij viti, anetaret e Keshillit te Prokurorise se Pergjithshme me vota unanime i propozuan kryeprokurores Ina Rama shkarkimin nga detyra te Dritan Gripshit, qe punonte si prokuror i Durresit. Mesohet se shkak per shkarkimin ka qene nje kallezim i depozituar ne Prokurorine e Elbasanit ne ngarkim te Gripshit, kallezim i cili i eshte vene ne dijeni edhe Prokurorise se Pergjithshme. Pas shqyrtimit te kallezimit anetaret e Keshillit te Prokurorise, vendosen qe te propozonin shkarkim e tij nga detyra ne menyre te tille qe ti hapej rruge hetimeve. Gripshi ushtronte detyren e prokurorit ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Berat. Emri i tij eshte lakuar edhe ne vitin 2003, ne deklarimin e pasurise te vitit 2003, ku kishte fshehur nje llogari bankare ne vleren e 3.1 milione lekeve si dhe nje apartament ne Elbasan. Pas verifikimeve te kryera, inspektoret e ILDKP kane marre ne pyetje prokurorin, shpjegimet e te cilit nuk kane mundur te justifikojne pasurine e fshehur.