Tre tornado kanë goditur qytete të vogla në Australi, ndërsa cikloni Osvald ka shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të vendit. Mediat vendase kanë raportuar se të paktën 17 persona janë plagosur nga shkulja e cative të shtëpive. Ndërkohë që shumë banorë janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave. Si pasojë e përmbytjeve, disa rrugë kryesore janë bllokuar duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë banorët për të marrë masa. Deri tani janë 2 mijë personat e evakuuar nga banesat e tyre, në një kohë që shërbimi metereologjik parashikon reshje të dendura.