Harry Redknapp ende beson se Tottenhami do të përfundojë mbi Arsenalin këtë sezon.

Të shtunën, skuadra e Redknappit bëri një hap të madh drejt përfundimit në pozitën e katërt duke barazuar 0-0 në Chelsea, por zbriti në tri pikë prapa Arsenalit që fitoi 3-0 ndaj Aston Villas. Megjithatë, Redknapp është optimist se ekipi i tij mund ta tejkalojë Arsenalin.

“Nuk është jashtë arritjes, sigurisht jo. Ende mendoj se mund të përfundojmë mbi Arsenalin”, deklaroi Redknapp për të përditshmen britanike Daily Mail.