ROME - Shkaterrohet nje rrjet i trafikimit te mjeteve te punes nga Italia ne Shqiperi. Policia italiane ka bere te ditur se gjate dites se djeshme ka vene ne pranga 18 persona ndersa 27 banesa jane kontrolluar ne lidhje me sjelljen ne menyre te paligjshme te makinave te tonazhit te rende ne menyre klandestine nga Italia ne Shqiperi. Makinerite e punes qe trafikoheshin ne Shqiperi dhe me pas shiteshin ishin te markave Katerpillar dhe Komatsu. Arrestimet jane bere ne Arezo dhe Salerno. Ketu ishte dhe baza logjistike e bandes qe merrej me kontrabandimin e mjeteve te punes. Kontrollet jane bere ne Arezo Firence Peruxhia Rome Kieti Napoli e Salerno. Hetimet per operacionin jane kryer nga Antimafia se Firences. Keta te fundit kishin marre informacione per trafikun e makinerive te punes qe beheshin mes Italise dhe Shqiperise. Pas disa vitesh hetimi dje ne mengjes jane ekzekutuar dhe 18 urdher-arrestet e leshuara nga gjykata. Arrestimet jane bene ne provinca te ndryshme te Italise. Sic eshte bere e ditur hetimet kishin nisur ne dhjetor te vitit 2006 kur pronari i nje firme kishte bere denoncimin per vjedhjen e nje makinerie. Por gjate ketyre viteve ishin zhdukur disa ekskavatore autokarro fadroma etj. Sipas policise jane me shume se 40 vjedhje qe i faturohen bandes qe eshte shkaterruar diten e djeshme.

Organizata ishte krijuar nga shqiptare dhe italiane nga Salerno. Ata benin vjedhjet dhe makinerite i shisnin ne Itali dhe jashte saj. Te arrestuarit perdornin dhe nje oficine te levizshme me qellim transportimin dhe mirembajtjen e makinerive. Makinat e vjedhura silleshin ne Shqiperi por jo vetem. Ato shiteshin dhe ne France Marok Greqi Siri etj. Te arrestuarit kishin nje xhiro vjetore prej afer 4 milione eurosh. Operacioni eshte zhvilluar ne 17 rajone dhe ne te kane marre pjese me shume se 100 karabiniere te drejtuar nga policia e San Xhovanit.





6 Nentor 2010