Babai i Dorina Stafës, studentes 22 vjeçare që humbi jetën në aksidentin e Himarës, Hasan Stafa, thotë se ai do të luftojë për zbardhjen e kësaj tragjedie.


Mund të them se angazhimi i qeverisë ka qenë maksimal pas ndodhjes së ngjarjes, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Funksioni i saj është që të parandalojë këtë fatkeqësi e jo të angazhohet pas ndodhjes së tyre. Për të fajësuar një të vdekur, i cili e ka të drejtën e fjalës (shoferi) është shumë e thjeshtë. Unë mendoj se ky është një mundim për të hedhur fajin tjetërkund. Personalisht e shoh fajin tek autobusi. Pse duhet të lihet në qarkullim një autobus 30-vjeçar? Si mund të licencohet një kompani udhëtimesh, e cila nuk ka një kontratë të rregult me shoferin, një kompani që nuk i ka bërë atij qoftë edhe një test mjekësor, tha Stafa për GSH, duke shtuar se ata do kërkojnë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për zbardhjen e kësaj ngjarje.


Ndërsa i pyetur për ndihmën e qeverisë, ai thotë: Lekët që qeveria ka akorduar për familjet e vajzave që humbën jetën në aksidentin e Himarës nuk do ti rikthejnë ato në jetë. Madje do i paguaja unë nga xhepi im të gjitha, për të gjitha familjet, vetëm që ti shikoja edhe njëherë në jetë, vetëm se kjo është e paarritshme.