Tirana ka tashmë edhe një hyrje të re e cila çliron trafikun dhe njëkohësisht i vjen në ndihmë një numri të madh banorësh të Komunës së Parisit të cilët janë përfitues direkt nga ky projekt.


Bashkia e Tiranës po merret me kurimin e detajeve të fundit të një prej investimeve më të rëndësishme në Njësinë 5, sikurse është zgjerimi i rrugës Medar Shtylla si dhe ndërtimi i rrethrrotullimit.


Krahas ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe asaj në sipërfaqe, është shtuar edhe gjelbërimi si dhe është vendosur sinjalistika e plotë vertikale dhe horizontale për orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe të qytetarëve.


Ashtu siç pati premtuar në qershor kryebashkiaku Erion Veliaj, puna për jetëzimin e këtij projekti ecur me rime te shpejta, ai ka filluar që të japë një impakt pozitiv që në këto momente, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve si dhe duke rritur sigurinë e banorëve të zonës.


Në këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë duke rikonstruktuar 7 segmente rrugore që shtrihen dhe kufizohen me Rr. Sulejman Delvina Medar Shtylla Skënder Luarasi Grigor Heba Gjik Kuqali, përfshirë edhe ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, ndriçimin, sinjalistikën dhe gjelbërimin.







13 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)