Teherani zyrtar ka akuzuar sot edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes per pjesemarrje ne organizimin e protestave post-zgjedhore.

“Britania e Madhe, SHBA dhe regjimi hebre jane elementet kryesore te perfshire ne trazirat e fundit”, ka deklaruar ministri i Brendshem iranian, Sadeq Mahsuli.

Deri me sot Irani kishte akuzuar vetem Britanine per organizim te nje komploti kunder zgjedhjeve ne Iran.

Nderkohe qe dje, presidenti amerikan Barack Obama shprehur “dyshime serioze” mbi legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale ne Republiken Islamike.