Kanë bërë valixhet për në plazhet e Egjiptit dhe do të shkojnë. Trazirat në Kajro nuk po ndikojnë në zgjedhjen e shqiptarëve për të kaluar pushimet në brigjet e Sharm el Sheil.
Kjo pranohet nga vetë drejtuesit e angjencive turistike, të cilët tregojnë se prenotimet po vazhdojnë dhe charterat e parë nisen në mes të këtij muaji.
Bashkë me turistë të tjerë të Europës, qindra shqiptarë pritet të shijojnë këtë verë gjithë bukuritë e Sharmit, mes gatimit, diellit dhe mrekullive nënujore, por u duhet të heqin dorë nga turizmi kulturor. Agjensitë nuk ofrojnë këtë vit udhëtime në Karjo, apo në zonat e tjera historike.
Në këmbim të kësaj, pushimet në Egjipt kushtojnë më lirë. Që pas trazirave të verës arabe, kostoja e pushimeve në atje  kushton 30 deri në 40% më lirë.