Ne qytetin e Fierit policia bashkiake eshte dashur te konfrontohet me tregtaret e tregut industrial ne tentativen per ti ndaluar tregtaret te ushtrojne aktivitetin e tyre.

Qe ne oret e para te mengjesit tensionet ndermjet tregtareve qe deshironin te nisnin punen e tyre dhe policine bashkiake qe kishte urdher ti ndalonte ata shkaktuan nje konflikt te vogel.

Sipas nje vendimi te keshillit bashkiak 270 tregtaret do duhet te shperngulen ne nje treg privat gje qe tregtaret e kundershtojne duke kerkuar me force nje treg te administruar nga bashkia.

Pas bllokimit nga policia tregtaret jane detyruar te organizojne nje perfaqesi dhe i jane drejtuar prefektures se Fierit per te zgjidhur problemin. ah/Shqiptarja.com/