Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 13:15

Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë pritet që sot të shpallë aktgjykimin për Shefqet Kabashin, ish- pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Kabashi akuzohet për shpërfillje të gjykatës, duke qenë se ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e Prokurorisë, e cila Kabashin e cilëson si dëshmitar kyç në rastin kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt.



Më 26 gusht të këtij viti, Kabashi ka pranuar fajësinë në akuzat e ngritura kundër tij.



Ndryshe, Shefqet Kabashi është arrestuar më 17 gusht nga autoritetet holandeze, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Tribunali. Ai është i lindur në Pejë dhe ka shtetësi amerikane, ndërsa në vitin 1998 ishte pjesëtar i UÇK-së.