Hage 16 mars 2011 NOA 8211 Tribunali iu dhuroi nje numer te konsiderueshem revistash juridike bibliotekave te Fakulteteve Juridike te Universiteteve te Prishtines dhe Prizrenit si dhe Qendres per te Drejtat e Njeriut te Universitetit te Prishtines.


Donacioni perfshin nje numer te madh kopjesh te periodikeve si Foreign Policy Magazine the Journal of International Affairs the Magazine of the International Red Cross and Red Crescent Movement te revistes tremujore Human Rights and Criminal Law si dhe raporte gjyqesore te TPNJ-se dhe udhezues e libra te tjere mbi teorine dhe praktiken juridike.


Librat dhe revistat e dhuruara do te ndihmojne shume studentet e drejtesise si dhe juristet ne Kosove raporton bashkepunetori i agjencise NOA.


Dhurimi i librave prej Tribunalit per Qendren e Te Drejtave te Njeriut luan rol te rendesishem ne fuqizimin e kapacitetit te Qendres per te ofruar mundesi arsimimi ne fushen e te drejtave te njeriut sidomos per aspektet lidhur me krimet e luftes krimet kunder njerezimit dhe gjenocidit u shpreh z. Valon Murati Drejtor i Qendres per Te Drejtat e Njeriut e Universitetit te Prishtines


Kjo eshte hera e dyte qe Tribunali i dhuron revista juridike Fakultetit Juridik dhe Qendres per Te drejtat e Njeriut ne Universitetin e Prishtines.


Donacioni i pare u be me 6 gusht 2011 dhe perfshinte nje antologji te zgjeruar te American Journal of International Law raporteve gjyqesore te TPNJ si dhe the European Journal of International Law.


Tribunali eshte i perkushtuar ne promovimin e respektit te shtetit ligjor faktor me rendesi jetike ne ndertimin e shoqerive bashkekohore dhe ne perhapjen e ketyre vlerave sidomos ne brezin e ri kosovar.


Ne nje kohe qe Tribunali po i afrohet perfundimit te mandatit te tij Programi per Komunikim dhe Ndergjegjesim po i intensifikon perpjekjet e veta per tiu ofruar njerezve ne rajon mundesi dhe njohuri me te gjera per sistemin e drejtesise penale nderkombetare dhe arritjet e Tribunalit ne kuader te misionit te tij.


Programi Komunikim dhe Ndergjegjesim u krijua ne 1999 me qellim te permiresimit te njohurive mbi punen e Tribunalit dhe rendesine e tij ne territorin e ish-Jugosllavise. Si programi i pare i ketij lloji Tribunali ofroi nje shembull per tribunalet e tjera penale te cilet qe atehere kane krijuar programe te ngjashme. Programi mbeshtetet nga Bashkimi Evropian.


a.b/NOA


Lajme te ngjashmeICTY donates books to Kosovo Universities and Centre for Human RightsNegociata por per cfareBoja mbi rektorin reagime per arrestimin e aktivisteveBoje e kuqe mbi rektorin VIDEO


LidhjeAmerican Journal of International Law Drejtor i Qendres per Te Drejtat e Njeriut European Journal of International Law Fakulteti Juridik Human Rights and Criminal Law International Red Cross Journal of International Affairs Red Crescent Movement Universiteti Prishtines Valon Murati