style=positionrelativez-index2>









Artur Ajazi/Artan Koci




Sasia e eksplozivit te vendosur ne deren e jashtme te baneses se Mira Ballanit drejtoreshes se Zyres Arsimore ne qarkun e Durresit fatmiresisht nuk ka lene asnje person te lenduar pervec demeve materiale. Nderkohe objektivi i shenjestres Ballani duket me e vendosur se kurre te vazhdoje te kryeje detyren e saj ne zbatim te ligjeve perkatese te dikasterit qe ajo drejton. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem kur rreth ores 03.30 pas mesnate banoret e lagjes qendrore te qytetit bregdetar te Durresit jane zgjuar nga zhurma e forte qe ka shkaktuar shperthimi i nje sasie tritoli te vendosur ne deren e jashtme te apartamentit ne katin e katert te Mira Ballanit prej kater vitesh ne krye te Drejtorise Arsimore per qarkun e Durresit. Ngjarja eshte konfirmuar nga burime te policise se ketij qyteti ku sipas te cilave pasi jane lajmeruar nga vete familjaret e Ballanit sherbimet e forcave te rendit kane shkuar menjehere ne vendngjarje duke filluar pa humbur kohe hetimet per zbardhjen e saj identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre. Sipas te dhenave te para te kesaj policie deri mbremjen e djeshme behet e ditur se behet fjale per nje sasi lende plasese te llojit tritol te vendosur ne deren e jashtme te drejtoreshes se arsimit dhe qe fatmiresisht pervec demeve material nuk ka pasur te lenduar ne njerez. Njera prej pistave me kryesore ne te cilen jane perqendruar hetimet e policise se Durresit eshte ajo e venies se eksplozivit per shkak te detyres se zonjes Ballani. Nderkohe qe nga ana e saj kjo e fundit ka deklaruar se nuk ka patur problem me askend por se ndoshta detyra e saj mund te kete lene te pakenaqur individe te caktuar. Numri nje i arsimit ne kete qytet eshte shprehur nderkohe e vendosur se ngjarja ne fjale nuk e tremb aspak per te vazhduar e zbatuar me korrektese ligjet perkatese ne funksionin qe ajo ushtron prej kater vjetesh.




Drejtoresha Nuk kam armiq


Armiq personale nuk kam miq kam me shumice por nuk i dihet detyra ime ndoshta ka bere te pakenaqur ndonje individ por gjithsesi une nuk trembem nga presionet perderisa mbetem fanatike e zbatimit te ligjeve te shtetit pres qe organet kompetente te identifikojne dhe arrestojne autorin dhe ta nxjerrin para drejtesise. Ne kete menyre mesohet te jete shprehur perpara hetuesve qe kane marre ne dore ceshtjen Mira Ballani e cila prej kater vitesh mban postin e drejtoreshes se Arsimit te Qarkut Durres dhe njihet si njeri korrekt dhe i vendosur ne zbatim te reformave ne sistemin arsimor.


 


Policia shoqeron disa persona


Sipas burimeve policore dhe nga vete zonja Ballani nuk ka pasur te lenduar ne njerez por vetem deme te vogla materiale. Nga ana e tyre banoret perreth pohojne Kemi kaluar momente paniku duke qene se ngjarja ka ndodhur ne nje oret e para pas mesnate dhe ne nje zone qe konsiderohet si nje nga me te qetat ne Durres. Shperthimi ka sjelle edhe demtime te dyerve te apartamenteve te tjera. Policia ka deklaruar se po hetojme ne disa pista lidhur me ngjarjen nderkohe qe pista me e forte ngelet ajo e venies se eksplozivit per shkak te detyres. Burime nga policia e Durresit pohuan gjithashtu se po heton ne dy pista kryesore por se deri me dje ende nuk eshte konfirmuar ndonje arrestim vec disa personave te shoqeruar sit e dyshuar qe mund te kene dijeni per ngjarjen ne fjale.