Një makinë në pronësi të një biznesmeni i identifikuar si Rexhep Losha ka shpërthyer gjatë natës së të dielës në qytetin e Bulqizës.
Gjatë momentit të shpërthimit, makina ka qenë e parkuar përpara banesës së pronarit. Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje biznesmenin për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj ngjarje.