/ /






Sipas policise se Vlores dyshohet se nje sasi e paket eksplozivi ende i papercaktuar te jete vendosur ne pjesen e pasme te mjetit me targa VL 0777 D duke shkaktuar demtimin e pjesshem te tij. Deme te tjera nuk jane konstatuar edhe pse makina ishte parkuar ngjitur me murin e nje shtepie banimi. Ngjarja u shenua dje rreth ores 1845 ne lagjen Pavaresia ku jeton Xhuveli njekohesisht dhe pak metra larg shkolles ku ajo eshte drejtoreshe qe nga vitit 2007 Mustafa Qemal Ataturk. Vete Xhuveli ka lajmeruar policine ekspertet e se ciles mberriten ne vendngjarje per te nisur hetimet per cka kishte ndodhur. Pjesa e pasme e makines ishte shkeputur ndersa deme te konsiderueshme jane konstatuar dhe ne pjesen e djathte te mjetit. Policia ka kerkuar per deshmitare por nuk ka gjetur asnje ne ate moment. Dyshohet se autoret kane perfituar nga erresira dhe mungesa e kalimtareve per te vendosur lenden plasese e cila gjithsesi sipas eksperteve kishte si qellim kercenimin e pronares se mjetit. Drejtoresha



eshte marre ne pyetje por ajo ka mohuar se ka pasur konflikte me persona te cilet ti denoncoje si autore te mundshem. Megjithate ajo ka pohuar per policine se dyshon qe vendosesit e lendes plasese e kane ndermarre kete veprim per shkak te detyres se saj. Nexhmie Xhuveli prej 3 vitesh eshte drejtoreshe e shkolles se mesme Mustafa Qemal Ataturk si dhe mesuese e lendes se Biologjise por gjate kesaj kohe nuk eshte shenuar ndonje incident ku ajo te jete perfshire. Gjithashtu Xhuveli njihet ne Vlore dhe si aktiviste e Partise Demokratike dhe kryetare e Forumit te Gruas Demokrate ne kete rreth. Pavaresisht ketyre pozicioneve ne politike grupi hetimor po i meshon pistes se nje kercenimi per shkak te detyres si drejtoreshes e gjimnazit. Ekspertet jane munduar te sigurojne gjurme ne vendin e ngjarjes per ti ballafaquar me ato te personave te dyshuar prej saj. Pritet qe te merren ne pyetje per kete ngjarje dhe persona problematike ne shkollen e mesme te cilet mund te jene protagoniste te ngjarjes qe tronditi jo vetem familjen Xhuveli por dhe banoret e lagjes prane qendres se Vlores.



VLORE/ QEMAL BIRAKU