Një sasi eksplozivi është vendosur në derën e shtëpisë së një 29 vjecari në zonën e Shkozës në Tiranë.
“Më datë 30.12.2017, ora 01:30, në rrugën Fransua Pukvil, në Shkozë, është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës së shtetasit, K.M., 29 vjeç, banues në Tiranë, ku nga shpërthimi, ka pasur disa dëmtime të vogla materiale”, informon policia e Tiranës,
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale Shkaterrim prone me eksploziv.
30 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)