Transmetuar me 02022014 - 2039








Edison Ypi

PUBLICITET

Nga Edison Ypibr
br
Rastet e perseritura te hedhjes ne ere me tritol te disa makinave kane evidentuar qarte injorancen nerritje sa i perket njohurive popullore rreth perdorimit me nikoqirllek te tritolitbr
br
Tritoli kjo pasuri e madhe kombetare me vlera te pallogariteshme shperthyese dhe goditese si ne rrafshin emocional dhe ate material po shperdorohet si mos me keqbr
br
Ne keto rrethana per ta shpetuar sadopak namin e mire dhe lavdine e tritolit ndaj ketij shperdorimi dramatik qe po i behet disa udhezime modeste per perdorimin e tritolit me sa me teper efikasitet nuk bejne dembr
br
Ne vartesi te shpejtesise se veprimit llojit te lakmuar te demit dhe vdekjes apo vdekjeve te enderruara sidomos sigurise sa me te madhe se pas shperthimit nuk do kapesh nga Policia dhe nuk do perfundosh ne burg tritolin duhet ta zgjedhesh me kujdes sipas secilit rastbr
br
Per tritol per hedhje ne ere te makines dhe shkrumbim te kufomes brenda ne makine pra per tritol banal me kapsoll celular dhe SIM Card te pa regjistruar me mire te mos flasim Do ishte kohe e harxhuar kot shte bere pjese e pandare e trashegimise kulturore te lagjes shte rast elementar qe e dine te gjithe halabaket e rrugesbr
br
Te shohim disa raste me te nderlikuara per te hedhur ne ere me tritol gjera shume me te medha se makinat dhe jetet e atyre qe ta kane nxire jeten me nje mije menyrabr
Para se te ta tregoj tritolin e pershtatshem duhet te me thuash per cfare e do qe ta kem parasyshbr
br
E do tritolin ta zeme per te hedhur tutje si lecke nje here e pergjithmone nje gje te ngulur thelle brenda teje por te pavlere dhe qe te bezdis ne kulm qe te eshte bere si burri i nenes edukaten br
br
Tritoli me i mire kunder dikur teper te domosdoshmes tani krejt te panevojeshmes edukate ai me efektin me te sigurt qe edukaten e lan dhe e shplan nje here e pergjithmone si me acid sa hap e mbyll syte eshte te mos lexosh asnje liberbr
br
Nese zotrote liber ne jeten tende ske zene kurre me dore por megjithate ndjen se edukata te pengon ky eshte nje kombinim i rralle qe i kaperxen njohurite e mija ne fushen e eksplozivave Ne kete kete rast mos kerko tritol Pritja e gjate te ka cmendur Ik e gjej psikiaterbr
br
Por mund te ndodhi qe edukaten preferon ta mbash ta ruash ta kesh dhe do te zhdukesh pergjithmone nga jeta jote dicka tjeter qe jo vetem ste hyn ne pune per asgje por ta ka bere jeten zeherr te eshte ngjitur nga pas si ferre dhe do ta heqesh qafe sa me pare ta degdisesh pertej diellit qe eshte ndjeshmeriabr
br
Per ndjeshmerine ka tritol tjeter te ndryshem nga ai i edukates Edhe ky pa asnje kosto Rrihi gruan dhe kalamajte dite per dite nja nje jave rrjesht ne te njejten ore Kot pa asnje aresye pa asnje shkak Per qef per tritol Nese grua e femije nuk ke merr e rrih deri ne kalbje mamin babin ndonje moter a ndonje vella Dhe ja ku tu zgjidh brenga ja ku u gjet edhe ky tritol Tash e tutje e panevojshmja ndjeshmeri njerezore kjo atavizme shekullore ste pengon aspak per asgje re rehat je i lire je zog mund te fluturosh i lire ne qiejt e pafundem te rrugacllekut te mungeses se edukates qe vete i zgjodhebr
br
Ndoshta edukaten dhe ndjeshmerine i ke dhe do ti mbash se per fatin tend te zi familja ta ka rrasur aq thelle edukaten sa sta shkul dot asnje tritol Por do te clirohesh nga nje ves tjeter teper pengues dhe shpartallues ne ditet e sotme qe eshte turpi A ka tritol per ta hedhur ne ere turpin br
br
Ka si ska Tritoli i turpit eshte ky Merr lexo nja nje muaj rrjesht nja tre a kater gazeta nga ato qe sshiten asnje cope ne treg por megjithate ekzistojne sepse duhet te lexohen dhe komentohen ne Internet nga ca sigurimista Ke per te pare se turpi do te zhduket pa gjurme do ndjehesh sikur turp ske pasur kurrebr
br
Mund te jesh ne rregull me te gjitha Ste brengos asgje Te duket sikur ste lypset asnje tritol Por megjithate sndjehesh rehat krruhesh Ke vene re se me gjithato rregulla te foluri shkrimi drejtshkrimi po ta nxin jeten gjuha jote Gjuha Shqipe Te duhet nje tritol qe ta hedhesh ne ere ta harrosh mundesisht ta vrasesh dhe varrosesh Gjuhen Shqipe bashke me rregullat dhe sterrregullat e saj Ja tritoli per te shpetuar nje here e pergjithmone nga prangat e Gjuhes tende Premto dhe mbaje premtimin se gjashte muaj rresht nuk do shkruash asnje germe shqipe me ndonje mjet tjeter pervec celularit Me te gjitha rregullat celulareske te te shkruarit Pa e pa c pa paragrafe pa germa te medha ne fillim te fjalive Sa me teper shkurtime Po ste mjaftuan shkurtimet qe i perdorin te tjeret imagjinate ke shpik vete te tjera shkurtime Mos shkruaj kurre Pershendetje por vetem persh Ta befsha gropen shkruaje tbg Bastard i Gjuhes zevendesoje me bgj Tritoli eshte zgjidhja me tz etj gjate kesaj periudhe saken se i ben kompliment ndonje femre 1 kompliment i vetem ta neutralizon efektin e tritolit dhe te iken lodhja kotbr
br
Po te eshte mbushur mendja se jeten tende po e ndjekin kemba-kembes fatkeqesi te njepanjeshme per shkak te fiksimit pas Artit Letersise Poezise dashurise per gjerat e bukura qe mund te jene librat e mire e te tjera pallavra edhe ky problem zgjidhet me tritol Mos u merzit aspak Si per cdo gje ka tritol edhe per kete Merr lexo librat e palexueshem te ca zagareve burokrate qe mburren se botojne jashte shtetit dhe ja ku shpetove ja ku u gjet dhe ky tritolbr
br
Sado entuziazmues perdorimi i tritolit ne rastet e mesiperme te gjitha do mbeten te mangeta sa kohe nuk shoqerohen me zhdukjen pa nam e nishan te nje levereje te pegere te nje lavireje te peshtire se ciles tashme sja hedh kush syte atdhedashurise Tritol per kete eshte kjo Dil gjej ndonje ose disa te huaj E mira do ishte italian grek serb Ngriua ne qiell te huajve Italine Greqine Serbine Po te jete e mundur edhe Bangladeshin dhe Madagaskarin Dhe mos u ler kusur per Shqiperine qe sben dot kurre Shtet dhe per shqiptaret qe sbehen dot kurre njerez Leri pa goje me ca si keto Se si dihet mund te dali dhe ndonje lek Mos harro tu flasesh keq e me keq zi e me zi per Skenderbeun Ali Pashen Ismail Qemalin Nolin Lasgushin Kadarene Beje kete derisa ta ndjesh thelle se ky tritol te hodhi ne ere cdo ure me Shqiperine dhe shqiptaret me te cilet pas ketij tritoli ste lidh me asgjebr
br
Sta nxjerr te keqen asnje nga keta tritola br
br
Provo nje tritol tjeter Peshty veten para pasqyresbr
br
As ky tritol ste ben efekt br
br
Kjo do te thote se ke moralbr
br
Ska tritol per moralbr
br
Je nje send i kotebr
br
Si duhesh kujtbr
br
Veten vrit