27-09-2010 / Gazeta 55

Pas motos se genjeshtert largohu fshihet kerkesa sillni sa me shpejt gjobat e protestave pasi koha nuk pret dhe veshtiresite do te jene edhe me te medha me futjen ne perdorim te taksave fiskale. Skema mafioze e Edvinin synon ruajtjen e fondeve te lira ne buxhetet e bashkive por vendimi i qeverise per rimbursimin e tyre po sjell pershpejtimin e skemes per mbledhjen e gjobave per blerjen e protestuesve ne menyre urgjente

Edi Rama udhetoi me ne fund neper rrugen e re te Kukesit qe te lidh me Kosoven por zgjodhi te udhetoje per te vjelle vrere pse qeveria po tenton te legjitimoje zhdukjen e informalitet ne biznes duke vendosur kasat fiskale.
Ne kete udhetim deri ne Kukes neper rrugen e re per te cilen ende nuk po guxon te thote ndonje fjale te mire qofte edhe fjale te keqe Edi Rama kishte qellim te vetem te shprehte zemerimin se vendosja e kasave fiskale dhe per me teper rimbursimi i tyre per biznesin e vogel po behet nga taksat lokale. Dhe ky zemerim i Edi Rames eshte i motivuar sepse rimbursimi i tyre pervecse i heq fondet nga arka e bashkise por ajo cka eshte edhe me e keqja zhduk informalitetin qe Edi Rama nepermjet policise se tij bashkiake e nxit nepermjet dy standardizimit nga njera ane duke mos lene ambulantet te shesin presh apo camacakeza neper trotuare dhe nga ana tjeter duke zhurmuar per mosvendosjen e kasave fiskale per tregtaret e Medresese. Kur edhe kjo zhurmnaje i doli huq per shkak te zgjidhjes te tipi rimbursim qe ofroi qeveria Edi Rama ndersa ka ndaluar Edi Shalesin te dale per tu qare hallin tregtareve te lsquoMedresese e ka marre persiper vete diku nga Peshkopia e diku nga Kukesi te mos kurseje mllefin ndaj gjetjes me ne fund te zgjidhjes per ti dhene fund informailtetit edhe ne biznesin e vogel.
Ne prag te protestave vjeshtore te paralajmeruar te Edi Rames disa leke me pak ne arkat e bashkive socialiste do te thote edhe shume me shume mungese motivimi te pjesemarresve te mundshem ne keto protesta duke qene se bie tashme probabiliteti dhe mundesia qe ata te marrin ne mos me shume te pakten ne nivelin e shperblimeve qe Edi Rama dhe Fiqir Xibri nuk i kursyen ne sezonin e protestave pranverore.
Per te zvogeluar sado pak kete efekt negativ Edi Rama ka ndermarre kete tur te fundit mes shiut dhe baltes per tju kujtuar te zgjedhurve te tij lokale se ne nje menyre apo nje tjeter ata duhet te mendojne per te mbushur thesin e shperblimeve per protestuesit pavaresisht se vendosja e kasave fiskale u prishi planin. Prandaj turi i Rames nuk ka moton Largohu por moton sillni gjobat per protestat

...