STAMBOLL-Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka dalë sot nga spitali pas një operacioni që ka kryer në zorrë.

Zyra e Erdoganit tha se 57 vjeçari u largua nga spitali në Stamboll pas operacionit të suksesshëm 30 minutësh. Erdogan pritet të pushojë disa ditë në rezidencën e tij në Stamboll para se t’i kthehet detyrës zyrtare.

Erdogan ka pasur një operacion edhe në muajin nëntor. Ai është lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që ka rrënjë islamike dhe është në qeveri që nga vitit 2002.

(d.b/BalkanWeb)