1042389228-1Konsullata amerikane në Turqi ka njoftuar se baza ajrore ushtarake e NATO-s në pjesën Jugore të vendit është mbyllur për shkak të trazirave në vend.

Mediat e huaja raportojnë se baza e NATO-s në Inçirlik ruan armë bërthamore dhe autoritetet kanë ndërprerë energjinë elektrike si masë sigurie.

Fluturimet në këtë hapësirë ajrore të bazës së NATO-s janë të ndaluara deri sa forcat qeveritare turke të marrin situatën e plotë nën kontroll, pas përpjekjeve të disa ushtarëve për të bërë grusht shteti.