Ankara - Partia e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan me zgjedhjet e djeshme lokale arriti të marrë një tjetër fitore në Turqi. AKP, e drejtuar nga Erdogan, arriti të marrë në total 39.1 për qind, pas numërimit të mbi 80 për qind të votave. Megjithë këtë fitore, Erdogan nuk është i kënaqur me rezultatin, pasi ai pretendonte të merrte mbi 48 për qind të elektoratit turk.



"Nëse më pyesni nëse janë i kënaqur, ju them se nuk jam, duhej të ishte më mirë. Duhet të nxirret mësim nga mesazhi i popullit. Rezultati nga zgjedhjet duhet të llogaritet si votëbesim i ri për AKP-në", deklaroi kryeministri Erdogan menjëherë pas daljes së rezultateve të para.



Partia e AKP-së arriti të fitojë në pjesën dërrmuese të qyteteve kryesore të Turqisë, të tilla si, Stambolli, Ankaraja, Bursa, Konja, Kajseri, etj.