Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, por ndaj tij ekzistonin edhe akuza të tjera. Përparim Voda, 44 vjeç, banues Kuçovë,  tenton të kalojë kufirin e Kakavijës me një dokument fals.


Në momentin që doganieri i kërkon pasaportën, Voda ka paraqitur  një dokument identifikimi Grek me gjeneralitete të shtetasit F.F, 42 vjeç, banues në Mursi, Sarandë, dokument i cili mban fotografinë e tij. Përparim Voda ishte person i shpallur në kërkim nga  policia e Kukësit për akuzën e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave. Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit Arrest me burg.


Gjithashtu 44-vjeçari është i dënuar në Itali me 6 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Për këtë akuzë i mbeten për të bërë edhe 5 vjet,  10 muaj e 16 ditë burg.  Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)