KORÇE- Policia e Korçës nuk ka mundur të arrestojë kreun e OMONIA-s, Naum Disho pasi nuk dihet vendndodhja e tij.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit, pas marrjes së urdhër- arrestit, policia e Korçës njoftoi se nuk e ka gjetur në banesë shtetasin, Naum Disho, i cili do të vuajë një dënim prej 1 viti burg.
Nga kontaktet e Policisë së Korçës me autoritet kufitare, mësohet se Disho nuk e ka kaluar kufirin me Greqinë, ndërsa kërkimet për të tashmë janë përhapur tek të afërmit e tij.
Vetëm dy ditë më parë, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Faktit për të dënuar me një vit burg Naum Dishon, me akuzën e dhunimit të varreve në fshatin Boboshticë.