Kupa UEFA zgjidh perfundimisht skuadrat e kualifikuara per ne turin e ardhshem te 1 te 16-tat e finaleve pasi ka perfunduar faza e grupeve A, B, C dhe D.

Ne grupin A, kalojne per me tej Mancester Siti, Tvente dhe Paris Sen Zhermen. Skuadra e Mark Hjuxhs edhe pse humbi 3-1 me Santander e kishte te siguruar kualifikimin pasi ishte ne kuoten e 7 pikeve.

Paris Sen Zhermen shkaterroi Tventen e vendit te dyte 4-0 dhe kjo i dha kalimin per me tej. Ne grupin B, nuk pati ndryshime te renditjes.

Gallatasaraj, Metalist dhe Olimpiakos kaluan per me tej. Dy skuadrat e fundit fituan respektivisht me Benfiken dhe Herten per te siguruar nje vend mes 32 skuadrave me te mira.

Ne grupin C, del jashte loje skuadra e Seviljas. Andaluzianet humben ne ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias me rezultatin 1-0, nderkohe qe edhe Shtutgarti fitoi 3-0 me Standard Liezh.

Pas ketyre rezultateve, Sampdoria dhe Shtutgarti ngjiten ne kuoten e 7 pikeve, nderkohe qe Standard e ruan vendin e pare ne grup.

Ne grupin D, Udineze edhe pse humbi 2-0 ne NEC Nijmengen e ruajti vendin e pare.

Nderkohe dy skuadrat e tjera te kualifikuara ne kete grup jane Nijmengen dhe Totenhem qe barazoi ne ndeshjen e fundit me Spartakun e Moskes 2-2.











AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code