15-11-2010 / Gazeta 55

Nga shtyrja e protestave e deri tek terheqja prej fleteve te votimit nentori i Edi Rames eshte i mbushur me nje axhende politike plot udhekryqe te cilat spremtojne asgje pozitive per socialistet. Gramoz Ruci kerkon ti kthehet partia sipas premtimit nderkohe qe ne grupin parlamentar kerkojne qe mocionet e mosbesimit te shoqerohen edhe me kunder-emrin e perzgjedhur prej kryetarit te partise. Kjo situate e paqarte ka sjelle edhe situaten absurde kur pamundesia per protesta po shoqerohet me hilene e privatizimit te cfaredolloj revolte kudoqofte mjaft qe te paraqitet si gjoja e organizuar ne kuader te platformes se opozites

Vjeshta politike e Edi Rames nuk po shkon sipas parashikimeve te veres. Ashtu si beteja e tij per tu normalizuar permes kontrates se trete martesore edhe axhenda politike e vjeshtes po peson ndryshime te shumta per shkak te karakterit androgjin te politikes se majte. Qe nga abortimi i pare i protestave e deri tek heqja dore nga hetimi i fleteve te votimit tetori ka qene nje muaj i veshtire per Edvinin nje muaj udhekryqesh te cilat jane trasheguar edhe gjate nentorit dhe po rrezikojne krejt karrieren e tij politike. Rinovimi i Asamblese me servilet e rinj dhe ngurrimi per te mos e cuar deri ne fund fshesen e premtuar per kritiket brenda kryesise jane treguesi me i mire i krizes se rende qe ka ngerthyer lidershipin. E gjithe dita e tij politike shkon me keshilltare te cileve u ben vetem nje pyetje Cte bej cme intereson me shume posti i kryetarit te partise ai i kryeministrit ai i kryetarit te bashkise ai i presidentit apo ai i azilantit politik ne France. I ndodhur mes dhjetera pengjesh e premtimesh te pambajtura Edi Rama ndodhet aktualisht ne fazen e mbledhjes se keshillave edhe pse seshte i afte te marre asnjeren ne konsiderate per shkak te impotences politike. Per postin e kryetarit te partise qe tani ka marre fjala dhene se kjo tribu i eshte premtuar Gramoz Rucit si njeriu qe garanton vazhdimesine e brezave dhe nderrimin e pritshem te emrit te partise serish nga Partia Socialiste ne Partia Punetore permendet si shembull edhe partia e spanjolleve te Zapateros. Per postin e kryeministrit ceshtja eshte edhe me e ngutshme meqenese Edvinit do ti duhet te paraqese ne parlament bashke me mocionin e mosbesimit edhe emrin e kunderkandidatit. Dhe qysh tani Ermelinda Meksi e Namik Dokle kane avancuar duke deklaruar ne menyre informate neper media se ne mbledhjen e fundit te Asamblese ishin shfaqur si te mallengjyer nga fjalimi i ndryshimit te kryetarit pikerisht per shkak te parakushtit se ata do te ishin kunderkandidatet formale ne mocionin e mosbesimit. Por Edi Rama emri i dyte i te cilit do te jete Edi Haxhipishmani ka ndermend ta anuloje fare nismen per shkak se prej ketij udhekryqi ai do te dale edhe me i dobet politikisht dhe me me shume rivale ne grupin parlamentar. Eumlndrra per postin e presidentit si nje funksion i shkelqyer per pensionin e parakohshem politik po e josh se tepermi por serish edhe aty ndodhet nje udhekryq pasi prishja e marredhenieve me presidentin aktual do te sillte afermendsh veshtiresi te reja per te ne prag te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Duke ardhur tek nyja kryesore Edvini sguxon as te mendoje se cdo te beje pas 8 majit dites kur sido qe te vijne punet do ti duhet te merret me shkeljen e premtimeve qe u ka bere nje numri te madh biznesmenesh.
I ndodhur mes ketyre dilemave e ketyre udhekryqeve te pakapercyeshme jopolitikanit Rama i ka dale situata nga kontrolli dhe perdite i duhet te merret me perkrahjen e fluturimeve politike te Spartak Ngjeles e Prec Zogajt krejt pa pergjegjesi te mirefillte per cka thone e me pas te nxjerre te tjere ne foltoren e mbetur bosh ne parti per te deklaruar se distancohet nga cfaredolloj deklarate e ketyre te dyve. Ne kete tollovi edhe fillimi i protestave ngjan nje aventure e vertete prandaj edhe hileja e gjetur ne keto momente eshte privatizimi i cfaredolloj proteste spontane kudoqofte mjaft qe ajo te duket se eshte e inkuadruar ne ato qe i pabesueshmi Ngjela i cileson si keni per ta pare sa protesta te papara do te ndodhin.

...