FIKS FARE


QKR regjistron anëtarë ish-kryetarët e bashkive dhe komunave


Kryetari i Bashkise se Tepelenes, Termet PeciBashkia e Tepelenës dhe gjashtë komunat përreth kanë nga dy kryetarë. Kështu rezulton nga dokumentet që janë paraqitur për regjistrimin e Ujësjellësit të Tepelenës në QKR.


Asambleja drejtuese e këtij ujësjellësi, regjistruar në QKR, figuron me anëtarë që sot nuk njihen ligjërisht pasi janë pa mandate.


Ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës dhe ish-kryetarët e komunave të kësaj zone, figurojnë anëtarë të asamblesë me vulat e institucioneve përkatëse, në një kohë kur në zgjedhjet e 8 majit 2011 kanë humbur.


Drejtoresha e regjistrimit prane QKR, znj. Enkelejda ShehuPrej kohësh në këtë shoqëri janë shfaqur probleme për miratimin e bordit mbikëqyrës. Me një Vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 660 të datës 12.09.2007 është përcaktuar qartë që aksionet e shoqërive aksionere të Ujësjellës-Kanalizimeve kalojnë në varësi të qeverisjeve vendore. Në këtë mënyrë, kjo e fundit përcakton më pas asamblenë e aksionerëve, e cila merret dhe me miratimin e bordeve mbikëqyrëse dhe marrjen e vendimeve të tjera.


Ajo që po ndodh me Ujësjellës-Kanalizimet sha Tepelenë është funksionimi i njëkohshëm i dy ansambleve aksionerësh.


Njëra prej asambleve është formuar pas zgjedhjeve të 8 majit 2011 me autorizimet përkatëse nga drejtuesit e këshillave të komunave dhe bashkive përkatëse. Në absurditet të plotë për Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Tepelenë, po ushtron funksionin edhe asambleja e vjetër, që është formuar nga ish-përfaqësues të qeverisjeve vendore, të cilët pas zgjedhjeve të 8 majit 2011 nuk kanë kompetencat e duhura për të qenë pjesë e Asamblesë së Aksionerëve, pasi nuk kanë mandat.


Të dyja këto ansamble janë mbledhur disa ditë më parë dhe secila ka miratuar bordet mbikëqyrëse, vendime këto janë dërguar më pas pranë QKR-së për miratim. Në mbledhjen e asamblesë të vjetër, të gjithë ish-kryetarët e komunave së bashku me ish-kryetarin e Bashkisë së Tepelenës kanë firmosur dhe kanë vendosur nga një vulë, në një kohë kur vulat e institucioneve që ata pretendojnë se përfaqësojnë i kanë anëtarët e tjerë, të dalë nga zgjedhjet e 8 majit 2011.


Më 29 mars të këtij viti është mbledhur asambleja me përfaqësues ish-kryetarët e bashkive Tepelenë, Memaliaj dhe ish-kryetarët e gjashtë komunave. Dy javë përpara kësaj mbledhjeje është mbledhur asambleja tjetër, ajo me anëtarët e mandatuar nga zgjedhjet e 8 majit 2012. Por vendimet e kësaj të fundit nuk njihen, pasi QKR ka pranuar regjistrimin e asamblesë së parë, në një kohë që vendimet e saj janë të jashtëligjshme


Ujësjellësi i Tepelenës, me dy asamble regjistruese burimi: Gazeta Shqip