Protestuesit ne kryeqytetin Kiev te Ukraines kane ngritur barrikada te reja pas bisedimeve pa rezultat mes opozites dhe presidentit Viktor Janukovic.

Protestuesit anti-qeveritare mesohet se kane bllokuar edhe disa nga ndertesat e administrates rajonale si dhe po mbajnë të rrethuara disa zyra guvernatorësh në pjesën perëndimore të vendit.

Protesta masive ne oret e pasdites jane raportuar ne Lutsk ne veri-perendim dhe Sumy ne lindje te vendit.

Nderkohe menjehere pas permbylljes se takimit, presidenti ukrainas, Janukovic u zotua se ne mungese te nje rrugezgjidhje rreth krizes ne vend do te futen ne fuqi dhe do te aplikohen te gjitha mjetet e nevojshme ligjore.

Ai deklaroi se qeveria e tij do të riformatohet në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, të parashikuar për të martën.

Janukovic gjatë nje takimi me liderët fetarë te vendit deklaroi se do t’i amnistoje disa aktivistë të burgosur dhe do të propozohen amandamente në legjislacionin për kufizimin e protestave.

Në kryeqytetin Kiev ka arritur komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fyle, për një takim me presidentin Yanukovich. Fyle pritet te zhvilloj takime edhe me kreret opozitare.



Këshilltari i Presidentit ukrainas flet për strategjinë e daljes nga kriza

Ne nje interviste per rrjetin informativ Euroneës, eksperti politik dhe Keshilltari me i afert i Presidentit ukrainas Viktor Janukovic, Mykhaylo Pohrebinsky ,foli rreth fazave, qe duhet te kaloje vendi, per ta kaluar krizen e ketij momenti dhe per te qetesuar situaten ne vend.

Hapi i pare, eshte qe opozita te marre situaten nen kontrroll , duke shmangur plotesisht sulmet dhe perleshjet mes protestuesve anti-qeveritare dhe forcave te sigurise.

Ndersa presidenti duhet te pranoje ndryshimet ne ligjet,qe provokuan zemerimin e protestuesve,-tha Pohrebinsky.

Hapi I dyte, sipas ekspertit politik, eshte levizje strategjike: Presidenti duhet te jete dakord me ndryshimet kushtetuese, qe ne thelb, permbajne zbehjen e fuqise se kreut te shtetit dhe rritjen e influences se parlamentit vendas.

-Kjo eshte ajo qe kerkon opozita dhe kjo besoj eshte e drejte dhe me e mira per nje vend si Ukraina-u shpreh Keshilltari me I afert I presidentit ukrainas Viktor Janukovic.