Deputeti i PS-së Ulsi Manja i ftuar në studion e Ora News e quajti “të dhimbshme” ngjarjen e ndodhur sot në Parlmament ku kryeministri dhe kabineti qeveritar u godit me vezë.


“Veprimet e sotme janë kauza ditore të opozitës që nuk po gjen mbështetje. Ende nuk e dimë nëse opozita e do apo jo reformën në drejtësi” tha ai.


Për socialistin ” Opozita është një grup deputetësh pa një kauzë politike nuk mban premtimet dhe vë në vështirësi edhe faktorin ndërkombëtar”



Sa i takon deputetit socialist Ben Blushi, Manja u shpreh: “S’ mund të bëhesh dashnor i statutit duke goditur qeverinë”


Për ndërtimin e Rrugës së Arbrit Manja tha se nuk ka ngecje të bisedimeve se ishin në pritje të negociatave finale dhe se “do të kemi përgjigje brenda 6 muajve”


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter