/ /







NgaILIR KULLA


Une dje isha polic ose me mire e vura veten ne vend te nje polici qe ishte ne punen e vet ne mbrojtje te institucionit tek Kryeministria. Kam qene aty edhe vjet ne pranvere gjate protestave dhe greves se urise se opozites. Kam qene polic qe ne kohen e protestave te fillimit te viteve nentedhjete kur protestat ishin shume me te medha se ato te djeshmet. Kam qene ne pune edhe ne ate qoftelargun vit 97 kur mu vrane shume kolege. Kam qene ketu tek Kryeministria edhe ne 14 shtator te 98 kur ata qe sulmonin ishin keta qe dje ishin brenda ne zyrat e Kryeministrise e ata qe mbroheshin ishin keta qe dje sulmonin nga kullat perballe



qeverise. Ne te gjitha heret palet donin pushtetin ashtu edhe dje. Une si gjithnje doja te ruaja vendin e punes here duke bere si demokrat e here si socialist si gjithnje per te cuar nje kafshate buke ne shtepi ne katund tek nena gruaja e papune dhe femijet. 

Une per Vit te Ri nuk mora as shperblim dhe sbera dot as nje dhurate per kalamajte e shyqyr qe gjelin e detit e rrisim vete ne katund. Une rrogen e kam treqind mije leke te vjetra se i marr edhe nga vjetersia. Ne darke per tu kthyer ne shtepi dal te Zogu i Zi deri vone e per te  kapur ndonje furgon apo makine rasti lodhem po aq sa jam lodhur ne pune. Here kam punuar me rendin e dikur me krimet e pastaj me objektet e gjithnje duke hapur syte se ben vaki e larg qofte te kap edhe ndonje plumb qorr a ndonje thike apo ndonje gur kokes. Keshtu ishte dhe dje kur ika nga shtepia per ne pune dhe nena me tha ruaj koken o bir. E mu kujtua nena kur vajta ne komisariat e me thane te merrja pajimet speciale vetjake te mbrojtjes personale se pritej nje demonstrate.

Une dje kam ngrene dajak nga turma kam ngrene gure e pastaj te shara pa fund nga ca njerez qe nuk i njihja pashe edhe ca deputete ne mes tyre edhe ca deputete qe dilnin dhe i thoshin turmes te mos shtynin dhe mos gjuanin kunder policise. Por ata te turmes nuk donin tia dinin fare as per ta se me ke komunikonin me dike qe ishte diku aty lart tek ato dy kullat e bukura para Kryeministrise. Une dhe koleget e mi kur shefi u lodh dhe na urdheroi ta shperndanim turmen u sulem qe ti shperndanim e une sidomos u sula kunder njerit nga ata qe me gjuante me dru ne skafander ne koke dhe qe me shau nga njerezit e shtepise. I shtyme dhe u terhoqem prape pas tek gardhi i Kryeministrise duke u ruajtur. Kaloi pak dhe nje Benz 240 nga ata te vjetrit u sul te dera e jashtme e Kryeministrise dhe e shpertheu ate. Aty nuk u mor vesh gje me. Filluan te shtenat shperthimet dhe zjarre aty afer. U hutuam. Nga brenda Garda e nga jashte keta te tjeret erdhi dhe FNSH. Pas pak me ra dicka ne koke mu moren mendte e u rrezova rashe pa ndjenja.

U permenda ne nje ambulance e nuk po merrja vesh cpo ndodhte aty po e kuptova me mire ne Spital Ushtarak isha plagosur. Me moren mjeket. Kisha koken e care dhe isha i gjakosur. Dhimbja ishte e madhe dhe ne krevatet ngjitur ishte nje kolegu im i plagosur po ashtu dhe nje tjeter qe i kishin gjuajtur me nje pllake bulevardi ne koke. Aty jashte dhomes kishte rremuje e njerezit bertisnin ca nga dhimbjet e disa te tjere kush e di pse. Me mjekuan dhe me bene nje qetesues por dhimbja sme ikte. Kerkova mjekun dhe me tha qe me mua kishte mbaruar por kishte ca urgjenca te tjera dhe tre te vdekur keshtu qe mund te ikja ne shtepi e te pushoja bashke me mjekimet. U cova dhe kerkova nje koleg duke i thene te me conin ne shtepi se ishte erresuar tashme dhe isha i plagosur. Me ndihmuan me furgonin e policise koleget e me cuan deri ne katund. Kur mberrita ne shtepi kalamajte gruaja dhe nena po qanin. Nena kur me pa tha Uuuu tkeqen nona do boj hallve sonte se mpaske shpetu koken duke me prekur plagen e duke qare. Mos shko npune neser rri nshpi e ruj kalamojt o tkeqen nona - me tha nena ime e shkrete.

Une per nje jave nuk do shkoj ne pune se jam plagosur ne koke. Une nuk dua te behem as kryeminister e as kryetar bashkie as deputet e as drejtor as shef komisariati e as kryetar komune une nuk jam as i djathte e as i majte. Une jam polic dhe fshatar me treqind mije leke ne muaj per te mbajtur nje shtepi. Ishallah do Zoti do jem me mire e na japin prape ndonje shperblim keta ketej nga puna se punen nuk e le dot se skam cbej me tjeter zanat ne kete jete.