Universiteti Kristal ka nisur i pari këtë vit dhurimin e gjakut në bashkëpunim me fushatën e Kryqit të Kuq. Për projektin “dhuro gjak, shpëto një jetë”, studentët e Universitetit Kristal, kanë kontribuar për të gjashtin vit rradhazi, në ndihmë të 500 persona me talasemi.


Marsida Duli, drejtoresha e departamentit të shkencës dhe mjeksisë, shprehet e kënaqur për gadishmërinë e studentëve të cilët janë bërë pjesë e kësaj ndihme.


Projekti i dhurimit vullnetar të gjakut përfundon brenda dy javësh, ndërsa Antigona Gjystri përfaqësuese e Kryqit të Kuq, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm mes Universitetit Kristal dhe Qëndrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.


Nëpërmjet këtij akti, Universiteti Kristal synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për dhurimin e gjakut, duke vazhduar traditën disa vjeçare për këtë sensibilizim.