Universiteti Kristal në bashkëpunim me fondacionin "Nënë Tereza" , me në krye zonjën Liri Berisha , kanë çelur javën kulturore "Nënë Tereza", me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës . Gjatë gjithë javes , universiteti Kristal do organizojë aktivitete të ndryshme, si takime, konferenca, ekspozitë dhe një koncert. Në ditën e parë të kësaj jave të veçantë në universitetin Kristal u inagurua një sallë që do të ketë emrin "Nënë Tereza" si dhe u shfaq një dokumetar, kushtuar kësaj figure të çmuar.





Ndërkohë të martën në ambientet e Kristal , pritet që të zhvillohet një takim mes perfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri , të cilët do të flasin dhe do ta nderojnë figurën e Nënë Terezës.