Pas zbulimit me doping të Tajson Gej dhe Asafa Pauell, bota e atletikës është futur në panik. Për të qetësuar dashamirësit e këtij sporti, Usain Bolt siguroi se është i “pastër” dhe se nuk ka përdorur asnjëherë substanca të ndaluara. Me skandalet që kanë “shpërthyer” së fundi në sportin e atletikës, “Njeriu i erës” pohoi se nuk është dopuar asnjëherë dhe se dëshiron thjesht që të përmirësojë ketë sport emri i të cilit është “njollosur” së fundmi. Xhamajkani shtoi se ka lindur për të frymëzuar njerëzit dhe për të vrapuar dhe se e përdor më së miri talentin që i është dhënë. (E.Ilnica/balkanweb)