Eshte pritur mjaft ngrohte nga publiku kryeqytetas, koncerti i violinistit italian Uto Ughi, shoqeruar nga orkestra filarmonike e Romes. Muzike nga Mozart, Paganini e Boccherini eshte luajtur mbreme per artdashesit e muzikes klasike. Nje koncert i jashtezakonshem ne te cilin Ughi i ka dhuruar spektatoreve pjese nga me te bukurat e te medhenjeve te muzikes.






Maestro me fame boterore Uto Ughi ka interpretuar ne te gjithe boten, ne
festivalet kryesore me orkestrat sinfonike me te mira, nder te cilat
ajo e Bostonit, Filadelfias, e New Yorkut. Per meritat e tij artistike
Uto Ughi eshte dekoruar ne vitin 1997 nga presidenti i republikes i asaj
kohe, me titullin “Cavaliere di Gran Croce". Ughi kete here erdhi ne
Tirane ne kuader te stines se veprimtarive “Italia dhe Shqiperia, dy
popuj, nje det, nje miqesi".



Vilma Masha