V E N D I M


PëR


AVOKATIN E TATIMPAGUESIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 105/2, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. QëLLIMI I VENDIMIT


Ky vendim ka për qëllim të rregullojë strukturën, autoritetin, funksionet, bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e Avokatit të Tatimpaguesve me strukturat e tjera brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me palët e treta.


2. STRUKTURA


2.1. Avokati i Tatimpaguesit është i organizuar në nivel drejtorie brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
2.2. Avokati i Tatimpaguesit emërohet nga ministri i Financave, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Ai varet dretpërsëdrejti nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.
2.3. Paga e Avokatit tё Tatimpaguesit është nё nivel tё njëjtё me pagёn e drejtorёve tё drejtorive nё Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
2.4. Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit ka në përbërje Avokatin e Tatimpaguesit dhe 3 (tre) punonjës.


3. ROLI I AVOKATIT Të TATIMPAGUESVE


3.1. Në zbatim të legjislacionit tatimor, për të siguruar më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe integritet nga ana e administratës tatimore, Avokati i Tatimpaguesit garanton mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të tatimpaguesve. Avokati i Tatimpaguesve, gjithashtu, ndihmon në përhapjen e informacionit për të drejtat e tatimpaguesve dhe edukimin e tyre.
3.2. Avokati i Tatimpaguesit investigon dhe ndёrhyn, për zgjidhjen e problemeve që u referohen ankesave të tatimpaguesve pranё drejtorive rajonale tatimore dhe/ose drejtorive funksionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
3.3. Si anёtar i stafit ekzekutiv tё Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Tatimeve, Avokati i Tatimpaguesit merr pjesё duke kontribuar nё zbatimin e balancave tё duhura ndёrmjet barrёs administrative tё vendosur ndaj tatimpaguesve dhe pёrmbushjes sё detyrimeve sipas legjislacionit tatimor.
3.4. Avokati i Tatimpaguesit analizon ankesat e paraqitura dhe rezultatet e shqyrtimeve dhe raporton te drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe te ministri i Financave, duke bërë propozime për përmirësime të mëtejshme procedurale e ligjore.


4. AUTORITETI DHE FUNKSIONET


4.1. Avokati i Tatimpaguesit monitoron ankesat e paraqitura nga tatimpaguesi qё janё nё kundёrshtim me dispozitat ligjore dhe procedurat administrative.
4.2. Avokati i Tatimpaguesit monitoron procedurat administrative tatimore me synim mbrojtjen e tё drejtave tё tatimpaguesve.
4.3. Avokati i Tatimpaguesit ka autoritetin tё ngarkojё drejtoritё rajonale tatimore të evidentimin e informacionit pёr shqyrtimin e ankesave tё tatimpaguesve.
4.4. Avokati i Tatimpaguesit ka akses të sigurojë informacionin dhe dokumentacionin e administruar nga administrata tatimore, që lidhet me çështjet që ai shqyrton.
4.5. Avokati i Tatimpaguesit ka autoritetin t’i kërkojë shqyrtimin e njё praktike drejtorisë rajonale tatimore për evidentimin e informacioneve dhe për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve të veçantë.
4.6. Avokati i Tatimpaguesit ka autoritetin tё bëjë kërkesë për shqyrtimin e një procedure drejtuar drejtorive funksionale.
4.7. Avokati i Tatimpaguesit ka autoritet të rekomandojë pёrmirёsimin e procedurave tatimore dhe, po të jetë rasti, edhe ndryshime në legjislacionin tatimor apo Kodin e Etikës së Administratës Tatimore.
4.8. Avokati i Tatimpaguesit ka autoritetin të referojë raste tё veçanta te Drejtoria e Kontrollit Tatimor ose Drejtoria e Investigimit Tatimor, nёse informacioni apo dokumentacioni lidhur me një ankesë konkrete nga tatimpaguesit tregon se rasti nё fjalё kёrkon nisjen e procesit tё kontrollit apo investigimit administrativ tatimor.
4.9. Avokati i Tatimpaguesit ka autoritetin të referojë raste tё veçanta te Drejtoria e Kontrollit tё Brendshёm ose Drejtoria e Investigimit të Brendshëm, nёse informacionet e administruara prej tij, në mënyrë të përsëritur, u referohen sjelljeve të papërshtatshme të punonjësve/ inspektorëve të caktuar apo keqpërdorimit të procedurave, sistemeve dhe autoritetit zyrtar prej tyre, duke treguar se rasti nё fjalё kёrkon nisjen e procesit tё kontrollit apo investigimit të brendshëm për ata punonjës të administratës tatimore apo procedurat e sistemet përkatëse.
4.10. Opinionet dhe rekomandimet e nxjerra nga Avokati i Tatimpaguesit duhet të trajtohen me përgjegjësi nga hallkat përkatëse të administratës tatimore.
4.11. Në rast mungese bashkëpunimi nga ana e punonjësve të administratës tatimore, Avokati i Tatimpaguesit njofton menjëherë dhe kërkon mbështetjen e eprorëve të atyre punonjësve, qofshin këta drejtor rajonal apo drejtor funksional.
4.12. Në rast se Avokati i Tatimpaguesit dhe njё drejtor rajonal nuk bien dakord pёr zgjidhjen e duhur tё njё kërkese për shqyrtim, Avokati i Tatimpaguesit dhe drejtori rajonal do t’ia paraqesin rastin zёvendёsdrejtorit tё Pёrgjithshёm Territorial qё mbulon drejtorinё rajonale nё fjalё. Nёse Avokati i Tatimpaguesit dhe njё drejtor funksional nё DPT nuk bien dakord pёr zgjidhjen e duhur tё njё kerkese për shqyrtim, Avokati i Tatimpaguesit dhe drejtori funksional do t’ia paraqesin rastin zёvendёsdrejtorit tё Pёrgjithshёm qё mbulon drejtorinё funksionale pёrkatёse.
4.13. Nëse Avokati i Tatimpaguesit dhe njё zёvendёsdrejtor i Pёrgjithshёm nuk bien dakord pёr zgjidhjen e duhur tё njё rasti apo procedure, tё dy sё bashku do ta paraqesin problemin te drejtori i Pёrgjithshёm, i cili do tё marrё vendimin pёrfundimtar pёr rastin nё fjalё.
4.14. Avokati i Tatimpaguesit ka autoritetin të kërkojë marrjen e masave disiplinore për punonjësit në drejtoritë rajonale tatimore/drejtoritë funksionale pranë DPT-së, të cilët, nga analizimi i rasteve të shqyrtuara prej tij, rezulton se nuk respektojnë procedurat apo i shkelin ato me dashje.
4.15. Avokati i Tatimpaguesit nuk ka autoritet tё pёrcaktojё detyrime tatimore ose tё ndёrhyjё nё njё rast qё ёshtё nё proces apelimi. Avokati i Tatimpaguesit nuk ka autoritet tё ndёrhyjё nё njё rast qё ёshtё nё proces investigimi tё brendshёm (antikorrupsioni) apo nё proces investigimi kriminal tatimor. Avokati i Tatimpaguesit ёshtё i autorizuar tё mos japё asistencё ndaj çdo tatimpaguesi ankimi i tё cilit duket i pabazuar dhe ёshtё paraqitur me qёllim qё tё vonojё veprimet e duhura tё administratёs tatimore.


5. MARRëDHëNIET ME STRUKTURAT E TJERA Të ADMINISTRATëS TATIMORE DHE ME PALëT E TRETA


5.1. Për përmbushjen e misionit dhe detyrave dhe për të ushtruar normalisht autoritetin që i jep ligji dhe dispozitat nënligjore përkatëse, Avokati i Tatimpaguesit bashkëpunon me të gjitha drejtoritë rajonale e funksionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
5.2. Duke qenё se raporton direkt tek Drejtori i Pёrgjithshёm i Tatimeve, Avokati i Tatimpaguesit mund të kontaktojë drejtpërdrejt personat përgjegjës në çdo sektor apo drejtori në drejtoritë rajonale e funksionale, pa pasur nevojë për ndonjë miratim paraprak nga eprori hierarkik i punonjësit që kontaktohet.
5.3. Avokati i Tatimpaguesit, në funksion të ushtrimit të detyrave të tij, mund të kontaktojë drejtpërdrejt institucione të tjera shtetërore apo private, organizatat e bisnesit apo profesionale, perfaqsuese të tatimpaguesve.
5.4. Avokati i Tatimpaguesit është anëtar i përhershëm i Këshillit Konsultativ Tatimor dhe merr pjesë edhe në forumet dhe organizimet e biznesit për çështje që lidhen me aspektet e administrimit tatimor dhe mund të iniciojë takime me bizneset, për diskutimin e situatave që kanë të bëjnë me probleme të procedurave të administrimit të tatimeve.


6. RAPORTIMI


6.1. Avokati i Tatimpaguesit raporton me shkrim, periodikisht, një herë në muaj, te drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe një herë në tre muaj te ministri i Financave.
6.2. Në rastet kur e gjykon të arsyeshme, Avokati i Tatimpaguesit ka të drejtë të kërkojë të raportojë te ministri i Financave ose drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve për situata apo çështje të veçanta, përveç raportimit periodik.
6.3. Raportimi duhet të përfshijë tё dhёna statistikore lidhur me ankesat e paraqitura dhe rastet e shqyrtuara, gjetjet, rezultatet e arritura, si edhe konkluzione e rekomandime.
6.4. Për periudhën 1 qershor 2010 – 31 dhjetor 2010, burimet financiare për Avokatin e Tatimpaguesit do të përballohen nga Ministria e Financave brenda buxhetit ekzistues të këtij viti.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


28/07/2010