rama vallePritej që kjo fushatë të mos kishte shumë aheng, por nuk ka si ndodh ndryshe. Është një periudhë e artë për këngëtarët, që vërshojnë nëpër mitingje.


Partia Demokratike ka zgjedhur sërish të ketë një këngë si himn të fushatës, edhe pse është një këngë e bërë shkel e shko, sa për të pasur diçka. Sërish janë Elita 5, që thonë se vendi po ndryshon.


Kurse Edi Rama e ka gjetur më shumë frymëzimin tek gurra popullore. Në skenën e tij janë ngjitur këngëtarë romë, por edhe valltarë të ndryshëm tradicionalë./ep