aerioportKoncesionari i aeroportit te Rinasit-TIA, dy kompanite e saj te sigurise Nazeri 2000 dhe ICTS, kompania Nazeri 2000 kete here si transportuese e parave, dy bankat qe kane zgjedhur te transportojne dje parate, jane nen dyshime te renda lidhur me grabitjen e ndodhur dje.


Skandal.al ka pare pamjet e grabitjes dhe per ne, nuk ka pike dyshimi se te gjithe aktoret e mesiperm kane pergjegjesi te rende lidhur me grabitjen e djeshme.


Ja perse mendojme keshtu


Skandal.al pa se, ne oren 14:20 te dites se djeshme, sipas pamjeve filmike, ne vendndalimin e avionit te linjes, ndodheshin avioni, perballe tij makina e blinduar e shoqerise Nazeri 2000 qe kishte te ngarkuara parate e transportuara, ne mes tyre, ne turi te makines se blinduar, nje makine e dyte-makina qe shoqeron avionet e linjave pas uljes per ne vendndalimin e tyre, makine e sherbimeve te koncesionarit te Rinasit-TIA.


Ne oren 14:22 te dites se djeshme, gjendja ne vendin e grabitjes eshte po e tille, pa ndryshime ne vendodhjen e avionit, makines se blinduar te parave dhe makines se sherbimit te aeroportit.


Skandal.al pa se, ne kete ore, 14:24, benzi i grabitesve mberrin aty dhe parkon vetem 10-12 metra larg nga makina e parave, makina e sherbimeve, avioni-te gjendur thuajse ne nje vije te drejte.


Skandal.al pa qarte se, nga makina e grabitesve shihet qarte se del vetem njeri prej grabitesve, ai drejtohet ne deren e hapur ne krahun e djathte te makines se blinduar ku ndodheshin parate.


Ne sekondat qe grabitesi eshte ne deren e hapur ne krahun e djathte te makines se blinduar te parave, makina e sherbimit te aeroportit nis te levize dhe largohet nga vendi ku po qendronte prej minutash, para se te niste grabitja.


Skandal.al pa se, nga makina nuk pati asnje reagim, vec largimit ne krahun e kundert me vendparkimin e makines se grabitesve.


Menjehere pas largimit te kesaj makine te sherbimeve te aeroportit, grabitesi i pare kalon ne krahun tjeter te makines se blinduar ku ishin parate, nga pjesa e perparme e saj.


Skandal.al pa se, ne kete moment, nje grabites i dyte del nga makina e tyre dhe i drjetohet portes ne krahun e djathte te makines se blinduar. Sapo ai mberrin atje, thuajse njekohesisht, para makines se blinduar-ngjitur me te, mberrin nje tjeter makine-makina e sherbimit kargo te aeroportit te Riansit.


Ne pamje duket qarte se, makina ndalon aty ndersa te dy grabitesit po kryejne grabitjen; asnje person nuk del apo vepron nga makina e kargos.


Grabitesit e ngarkuar me thase ne duar, largohen nga makina e blinduar dhe vrapojne ne drejtim te makines se tyre.


Vetem pasi te dy grabitesit hyjne dhe ulen ne makinen e tyre, makina e sherbimit kargo te aeroportit, leviz nga vendi dhe ben perpara duke kryer nje gjyesem harku, perseri ne balline te makines se grabitesve pa vepruar ne drejtim te saj.


Sapo ajo pershkon 20 metra ne kete trajektore, makina e grabitesve niset, merr nje hark ne krahun e djathte, kalon mu ngjitur me pjesene pasme te makines se sherbimit kargo te aeroportit e me pas vijon drejt perpara me shpejtesi.


Makina e sherbimit kargo te aeroportit qe kishte ndaluar ne vend, nis te vijoje harkun dhe parkon thuajse ne vendin ku ishte parkuar gjate grabitjes makina e grabitesve.


Gjithcka vetem ne 2 minuta e ca sekonda, kaq jane dhe pamjet ku eshte fiksuar grabitja.


Perfekte dhe te koordinuar.


Te shohesh pamjet e ketyre 2 minutave e te mos veresh qe jane bashke, transportuesit e parave dhe rojet e tyre, punonjesit e sherbimit te drejtimit te avioneve ne piste te aeroportit, punonjesit e sherbimit kargo te aeroportit, rojet e sigurise se perimetrit te jashtem nga hyri e doli makina e grabitesve dhe vete grabitesit, duhet te jesh ose pa sy, ose bashkepunetor.


Edhe nje element tjeter me shume


Policia deklaroi sot, se nga salla e kamerave te sigurise se aeroportit te Rinasit nen administrimin e koncesionarit te Rinasit-TIA/ Operatori i Drejtimit dhe Menaxhimit te Aeroportit, eshte njoftuar policia e Tiranes vetem ne oren 14:33.


Domethene 10 minuta pasi eshte thyer siguria ne porten e pare te perimetrit te jashtem te aeroportit dhe 6 minuta pasi makina e grabitesve eshte regjistruar te dale nga e njejta porte duke e lene perfundimisht territorin e aeroportit te Rinasit.


Si ka mundesi me kaq vonese kur makina te sherbimeve te aeroportit kane qene prezente ne grabitje, mu ngjitur me makinen qe po grabitej, ne vendgrabitje dhe nuk kane reaguar?


Elementi i fundit


Skandal.al mesoi dje vone se, te gjitha kamerat e sigurise se jashtme te koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA dhe dy kompanive te sigurise se kontraktuara nga ai, nuk kane regjistruar asnje sekonde te grabitjes se ndodhur ne vendndalimin e avioneve ne Rinas.


Ne fakt nuk habit ky fakt.


Policia e Tiranes deklaroi sot se nga kontrollet e saj, ka konstatuar nivel sigurie te pamjaftueshem ne aeroportin e Rinasit. Sipas policise, ajo ka arritur ne kete konstatim posacerisht nga fakti se sistemi i sigurise me kamera, nuk mbulon me vezhgim te gjitha pikat nevralgjike te aeroportit.


Policia tha sot se prej muajit prill te vitit 2014, i ka kerkuar koncesionarit te Rinasit-TIA te permiresoje sherbimin e sigurise me kamera dhe te mbuloje me vezhgim te gjithe hapesiren ne pikat kyce te aeroportit.


Por asgje nuk ka ndodhur deri diten e grabitjes, dje, por edhe sot pas grabitjes.


Kjo eshte teresishte patolerueshme.


Skandal.al informoi dje se koncesionari i Rinasit-TIA, auditohet dy here ne vit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, auditimi kryhet edhe per nivelin e sigurise ne aeroport. Nuk dihet ende nese ky shqetesim i perseritur nga policia eshte marre ne shqyrtim apo jo nga ky Autoritet. Por sot, drejtori i policise se Tiranes, tha se i eshte drejtuar me shkrim Autoritetit te Aviacionit Civil per kete shqetesim mbi sigurine.


Ne ane tjeter, grabitesit duket se kane qene te mireinformuar edhe per kete fakt, teresisht arsye per te shkelur qetesisht sistemin e sigurise se aeroportit.


Bashkepunimi mes grabitesve dhe autoriteteve te aeroportit, kompanive te sigurise dhe neglizhimi deri ne faj prej te tjera auroriteteve te fushes, duken si shkaqe te kesaj grabitje.


Pertej grabitesve, gjithnje.