Lëvizja “Vetëvendosje” ka vlerësuar se prioritetet e qeverisë së Kosovës nuk janë problemet sociale e ekonomike te popullit, por axhenda politike e Serbisë. Sipas kësaj lëvizje, emërimi i Edita Tahirit si kryenegociatore e ekipit nga Prishtina,si dhe pjesëmarrja e Ylber Hysës në konferencën e Beogradit, tregojnë se qeverisë së Kosovës për negociata, po i ngutet më shumë se vetë Serbisë.

 


“Por, në të njëjtën kohë, një gjë e tillë do të thotë se ajo që i përcakton prioritetet e qeverisë së Kosovës nuk janë hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit, por axhenda politike e Serbisë”, thuhet në një deklaratë të kësaj lëvizjeje.

 


Sipas “Vetëvendosjes”, deklarata e Hysës në konferencën e Beogradit se palët duhet të bisedojnë sa më shpejt që të jetë e mundur,janë shenjë e degradimit tërësor të projektit politik të qeverisë, ndaj integritetit territorial të Kosovës”.