Amanda Brumfield, vajza e aktorit te njohur amerikan Billy Bob Thornton eshte arrestuar diten e premte pasi eshte marre ne pyetje per vdekjen e nje femije ne vitin 2008.

Ne momentin e tragjedise, 29 vjecarja po kujdesej per femijen pasi ishte punesuar ai babysister. Sipas hetuesve, nga rindertimi i ngjarjes mendohet se Brumfield ka vonuar rreth dy ore per t’i dhene ndihmen e shpejte femijes, e cila perplasi koken.

“Cdo here qe nje femije vdes, gjendemi perballe nje tragjedie te rende. Zemra ime ndodhet prane familjes se vogelushes”, ka deklaruar aktori Billy Bob Thornton nepermjet zedhenesit. Ne vijim, ai ka shtuar se nuk ka pasur kontakte me te bijen prej shume kohesh.

“Koka e vogelushes eshte perplasur me nje objekt te forte”, ka thene shefi i rajonit te Ocoee James Berish, i cili shprehet me skepticizem rreth deshmise s 29 vjecares.