Pakistan


Një vajzë kristiane që u arrestua më parë nën akuzën për blasfemi ndaj islamit u lirua me kusht pas tri javësh burgimi. Vajza e quajtur Rimsha, mendohet se është jo më shumë se 14 vjeç. Ajo u arrestua në Islamabad pasi një turmë e zemëruar e akuzoi atë se kishte djegur një kuran. Javën e kaluar, një hoxhë u arrestua nën akuzën se i kishte vendosur qëllimisht në çantë vajzës faqe kurani të djegura. Rasti ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar. Gjykatësi urdhëroi lirimin e vajzës me një garanci prej rreth 10 mijë dollarësh. Media raporton se ky është rasti i parë i lirisë me kusht për dikë të akuzuar për blasfemi. Së paku tri dëshmitarë kanë deklaruar se ngjarja është e sajuar, gjë që përbën gjithashtu një risi. Ligjet kundër blasfemisë u vendosën në vitet 80 dhe janë debatuar gjerësisht. Disa zyrtarë që kanë folur kundër tyre janë rrahur apo vrarë.


Policia pakistaneze ka marrë nën mbrojtje familjen e vajzës nga frika e sulmeve nga turmat e zemëruara. Nuk është e qartë nëse familja e Rimsha-s disponon paratë e nevojshme për kaucionin e vendosur nga gjykata.


Vajza e blasfemisë lirohet me kusht burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip