Një minorene me ngjyrë denoncon në polici përdhunuesin e saj. Vajza 14 vjeçe pretendon se është përdhunuar nga një 46-vjeçar, i cili i ka bërë presion, duke e kërcënuar për jetën në rast se do të tregonte. Ngjarja që ka ndodhur rreth një vit më parë, kur vajza ka qenë 13 vjeçe. Për shkak të përsëritjes së vazhdueshme të ngacmimeve seksuale dhe kërcënimeve, ajo ka kërkuar dje ndihmën e policisë. Policia e Korçës tha se ka arrestuar 46-vjeçarin Enver Memetali, ndaj të cilit rëndon akuza e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura. Sipas policisë, vajza me inicialet S.N. është paraqitur vetë në komisariat dhe ka treguar se është përdhunuar dhe ngacmuar sistematikisht që nga qershori i vitit të kaluar.