Policia e Durrësit është vënë në kërkim të një vajze 20-vjeçare, e cila është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Burime policore bëjnë me dije se vajza me iniciale K.B, 20-vjeçare, banuese në qendër Sukth Shijak, ka vënë në alarm familjen e saj, pasi nuk është kthyer në banesë.

"Më datë 04.01.2016, ka bërë kallëzim babai i saj shtetasi, B.B. 47 vjeç, pasi është larguar nga banesa shtetësia K.B"- njofton zyrtarisht policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme.