Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, gjatë një interviste të dhënë për "Corriere della Sera", ka thënë se Syriza nuk do të ekzistojë më.




Ai thotë edhe se problemi i Greqisë është Europa.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Syriza nuk do të ekzistojë më dhe kjo do të bëhet zyrtare brenda pak ditësh. Na u desh që të ngriheshim lart. Nuk dua të bëhem pjesë e fraksionit, por kam parë se ku është problemi i Greqisë: Europa. Greqia është mbytur, por këtë herë e gjithë demokracia evropiane është plagosur për vdekje. Aq më pak që europianët nuk po e kuptojnë që ekonomia e tyre është duke u drejtuar nga pseudo-­teknokratë”, ka thënë Varoufakis, transmeton Indeksonline.




Më tej, ai ka thumbuar edhe Aleksis Tsipras, duke thënë se miqësitë false nuk mund të mbijetojnë.




“Dashuria dhe miqësia e vërtetë kanë mbijetuar, ato false jo Si jam? Si një lule. Është meritë e mikpritjes së njerëzve që më presin në Greqi, Itali, Francë, e madje edhe në Gjermani. Kjo edhe nga liria që kam unë për të ndjekur axhendën time politike edhe jashtë strukturave të qeverisë”, është shprehur ai. /Indeksonline/