Lëvizja Socialiste për Integrim përmes kryetarit të grupit parlamentar Petrit Vasili ka dal në mbrojtje të nismës së qeverisë për partneritetin publik-privat.


Nismat e partneritetit publik-privat janë të përshëndetura, ato krijojnë mundësi për investime dhe përmirësojnë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, tha Vasili.


Ai u shpreh gjithashtu se konçesionet nuk bëhen me paratë e asnjë partie, por me paratë e qytetarëve, ndaj duhet të jenë të dobishme dhe afatgjata.


Kreu i grupit parlamentar të LSI theksoi më tej se qytetarët duhet të jenë të qetë sepse çdo gjë që është bërë është bërë në të mirë të tyre.