VATIKAN - Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu pati një takim historik me Papa Françeskut në Vatikan gjatë ditës së hënë. Të dy diskutuan mbi programin bërthamor të Iranit dhe negociatat e paqes mes Izraelit dhe Pelestinës. Gjithashtu u fol edhe për popullsinë e Krishterë në Izrael dhe në Lindjen e Mesme.

Sipas diplomatëve izraelitë, ky takim është shumë i rëndësishëm sidomos pasi idea e sovranitetit Hebre, nuk u prit mirë nga Vatikani. Izraeli dhe Vatikan vendosën lidhjet diplomatike në vitin 1993.

Kryeministri izraelit pritet të ftojë Papën në një vizitë në Jeruzalem. Gjatë muajit prill të këtij viti, Presidenti izraelit Shimon Peres ftoi Papën në Tokën e Shenjtë, por Vatikani nuk e konfirmoi këtë lajm.

Pas takimit në Vatikan, Netanyahu do të takojë gjithashtu edhe homologun e tij italian, Enrico Letta.


(v.gj/shqiptarja.com)