Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Ëatzke vazhdon të këmbëngul se klubi i tij nuk është në luftë me rivalin e Bundesligës, Bayern Munich.
Marrëdhëniet mes ekipeve janë tensionuar pas transferimit të Mario Gotzes nga Dortmund në Allianz Arena në verën e vitit të kaluar dhe zyrtarizimit të marrëveshjes për kalimin e sulmuesit Robert Levandovski në të njëjtën mënyrë, në fund të këtij sezoni. Gjithashut trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp shpeshherë është përplasur me fjalë me drejtorin sportiv të Bayernit, Matthias Sammer.
Por Vatzke është shprehur se nuk ka nevojë që klubet të bëjnë konflinkte për cështje të tilla. “Ne nuk jemi në luftë me Bayernin, ndaj nuk kemi nevojë të zhvillojmë bisedime të tilla sepse nuk ka luftë midis nesh”, deklaroi Vatzke për të përditshmen gjermane TZ.
“Ne jemi rivalë. Nuk duhet të sillemi sikur e dashurojmë njëri tjetrin sepse nuk është ashtu”, u shpreh ai.
Me tej ai sqaroi edhe ndihmë e bavarezve që erdhi në momentin që verdhezinjtë po falimentonin.
“Bayerni na ka ndihmuar me 2 milionë euro me 8 përqind interesa. Ato nuk janë një Nën Tereza. Huan që mund të marrësh nga një klub tjetër është gjëja më e gabuar që mund të bësh. Për sa kohë unë të jem në këtë pozicion te Dortmundi më mirë do lyp lëmosh në rrugë sesa të kërkoj ndihmë nga një klub tjetër”