laliFemrat


Kampionet e Shqipërisë barazojnë ndaj Apollon dhe ruajnë shanset e kualifikimit


Skuadra e Vllaznisë në futbollin e femrave vazhdon të dhurojë surpriza në këtë edicion në Ligën e Kampioneve. Vajzat e drejtuara nga Selami Pepaj, pas fitores së papritur 2-1 kundër KI të Ishujve Faroe në sfidën e parë, kanë dhuruar një tjetër rezultat po aq të bujshëm ndaj Apollon të Qipros, pretendentes për të fituar në grupin në të cilin merr pjesë skuadra shqiptare.


Kampionia e Qipros, e cila në katër sezonet e fundit ka arritur gjithmonë të kualifikohet mes 32 më të mirave në Europë, kishte një bilanc historik përballë skuadrave shqiptare. Në sezonin 2012-2013, ajo kishte mundur me rezultatin 21-0 Adën e Velipojës, duke vendosur rekordin për fitoren më të thellë të këtij turneu. Por përballë Vllaznisë, pavarësisht një dominimi absolut në lojë dhe në raste të krijuara, qipriotet nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, me sfidën që është mbyllur në barazim 0-0. Ky rezultat mban të dy ekipet në kreun e Grupit 6 në kuotën e 4 pikëve pas dy ndeshjeve të luajtura.


Sigurisht që për ekipin shqiptar kjo do të thotë se ka shanse reale për një arritje historike si kalimi mes 32 ekipeve më të mira në Europë. Sipas rregullores së turneut, fituesi i grupit kalon automatikisht në fazën tjetër të turneut, ndërsa i bashkohen atje edhe 2 vendet e dyta më të mira të 8 grupeve të fazës paraeliminatore. Ndaj vajzave të Vllaznisë u mjafton të fitojnë përballë lituanezeve të Gintra në ndeshjen e fundit për të arritur në kuotën e 7 pikëve, që me shumë mundësi u garanton pjesëmarrjen në fazën tjetër të turneut.


 


Ky shkrim Vazhdon mrekullia e Vllaznisë në Champions u publikua me pare te Gazeta SHQIP.